Moskë: Rreziku i konfliktit mes Rusisë dhe NATO-s po rritet
(last modified Thu, 13 Apr 2023 09:21:20 GMT )
Prill 13, 2023 11:21 Europe/Tirane
  • Moskë: Rreziku i konfliktit mes Rusisë dhe NATO-s po rritet

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, duke thënë se vendi i tij ka fuqi të mjaftueshme ushtarake për të parandaluar dominimin e NATO-s në Detin Baltik, tha se rritja prej 1200 kilometrash e linjës së kontaktit ndërmjet Rusisë dhe NATO-s ka shumëfishuar rreziqet e përplasjes.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Zëvendësministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Alexander Groshko, të enjten në mëngjes ka analizuar kushtet në terren mes këtij vendi dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në mes të luftës në Ukrainë. Në një intervistë për gazetën “Izvestia”, Grushko tha se Rusia ka fuqi të mjaftueshme ushtarake për të parandaluar që NATO të dominojë Detin Baltik dhe ta kthejë atë në një “det të NATO-s”. Ai për këtë shpjegoi: “Kolegët tanë në Bruksel pëlqejnë të përdorin terma të tillë si Liqeni i NATO-s ose Deti i NATO-s dhe të flasin për të. Në fakt, nuk është kështu, pasi Rusia ka fuqi të mjaftueshme ushtarake dhe mjete të tjera për të parandaluar që kjo të ndodhë. Fatkeqësisht, rreziqet po rriten dhe të gjithë e dinë këtë," tha Groshko, duke paralajmëruar një rrezik në rritje të konfliktit të drejtpërdrejtë midis forcave ruse dhe NATO-s. Më herët “Dimitry Peskov”, zëdhënësi i Pallatit të Kremlinit, deklaroi se zgjerimi i NATO-s drejt kufijve të Rusisë është shqetësues për Moskën dhe tha se ky vend po merr masa për të balancuar strukturën e sigurisë së kontinentit evropian.

Tags