Gjermania lejon Poloninë t’ia dërgojë Ukrainës avionët e vjetër luftarakë
(last modified Thu, 13 Apr 2023 18:47:07 GMT )
Prill 13, 2023 20:47 Europe/Tirane
  • Gjermania lejon Poloninë t’ia dërgojë Ukrainës avionët e vjetër luftarakë

Gjermania e ka miratuar kërkesën e Polonisë për t’i eksportuar pesë avionë të vjetër luftarakë të llojit MiG-29, për ta forcuar fuqinë ajrore të Ukrainës kundër pushtimit rus.

Këtë lajm e konfirmoi të enjten Ministria gjermane e Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes e Polonisë nuk ka komentuar mbi këtë temë deri në momentin e publikimit të lajmit. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se kërkesa kishte mbërritur të enjten dhe se miratimi i kërkesës në po të njëjtën ditë nga Berlini tregon se të tjerët mund të mbështeten në Gjermaninë. Gjermania i trashëgoi 24 avionë të llojit MiG-29 nga ish-Gjermania Lindore pas ribashkimit në vitin 1990. Në atë kohë, ky lloj i avionit cilësohej si njëri ndër avionët luftarakë më të avancuar në botë. Në vitin 2004, Berlini ia dërgoi 22 avionë të tillë Polonisë. Polonisë i nevojitet paraprakisht miratimi nga Berlini zyrtar për t’i dërguar këta avionë në një vend tjetër. Ukraina, e cila shpreson të nisë një kundërofensivë ndaj forcave ruse gjatë javëve apo muajve të ardhshëm, dëshiron të sigurojë avionë luftarakë për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore.

 

Tags