Prill 15, 2023 19:55 Europe/Tirane
  • Miratohet reforma e pensioneve/ Shpërthen dhuna në Francë

Në sfidë të hapur ndaj tre muaj protestash dhe zotimeve të sindikatave se nuk do ta zbatojnë vendimin e ri, presidenti francez Emmanuel Macron nënshkroi sot ligjin për reformën e shumë diskutuar të pensioneve, e ka cila ka trazuar Francën.

Ligji hyri në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, vetëm disa orë pasi Këshilli Kushtetues i ka dhënë dritën jeshile fuqizimit të nismës që parashikon rritjes e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Të gjitha këto lëvizje, bënë që të shpërthente indinjata e protestuesve, duke përfshirë këtu dhe aktet e dhunës. Tubuesit ndezën zjarre nëpër rrugë dhe i vunë flakën edhe një komisariati policie dhe portës së ish qendrës së Jakobinëve në Rennes. “Kjo nuk është një krizë sociale”, tha njëri prej protestuesve për AFP, kjo është një krize e demokracisë, shtoi ai. “Zemërimi i njerëzve është i qartë, është një zemërim që shihet prej muajsh tashmë. Njerëzit janë kundër daljes në pension në moshën 64 vjeç sepse nuk punojnë dot më gjatë, dhe për këtë, as që u kërkua mendimi ynë. Thjesht u bë fakt. E gjitha kjo është një parodi e demokracisë, republikës i erdhi fundi”, ishin disa nga komentet e protestuesve. Sindikatat kanë paralajmëruar se do të thërrasin protesta masive në 1 maj, kur shënohet “Dita e Punëtorëve”.

 

Tags