Prill 19, 2023 11:49 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat ekonomike në Itali

Në Itali vazhdojnë protestat kundër politikave ekonomike të qeverisë italiane, përfshirë edhe politikat e shëndetësisë.

Pas problemeve ekonomike, qeveria italiane ka detyruar kompanitë e pajisjeve mjekësore që t’i japin qeverisë një pjesë të përfitimeve nga shit-blerja e pajisjeve spitalore. Ky projektligj ligjor u miratua tetë vite më parë nga qeveria e këtij vendi pas përkeqësimit të krizës ekonomike në Itali, por nuk u zbatua për shkak të protestave të kompanive. Sipas agjencisë së lajmeve Iranpress, qindra menaxherë të kompanive italiane të pajisjeve mjekësore u mblodhën në Romë për të protestuar ndaj politikës ekonomike të qeverisë në sektorin e shëndetësisë. Drejtori i një prej kompanive italiane të pajisjeve spitalore gazetarit të Iranpress në Romë i tha: "Ky ligj i qeverisë do të shkaktojë mbylljen e 4000 kompanive që furnizojnë me produkte spitalore dhe si rezultat, 100.000 punonjës të këtij sektori do të mbetet pa punë”. Duke theksuar se kërkesa e qeverisë është në kundërshtim me kushtetutën italiane, ai sqaroi: kompanitë e pajisjeve mjekësore ua kanë shitur këto pajisje spitaleve shtetërore me tendera publikë dhe me çmimin e vendosur nga qeveria. Protestuesit në tubimin e Romës paralajmëruan se ky veprim i qeverisë italiane do të shkaktojë jo vetëm mbylljen e shumë kompanive të pajisjeve mjekësore, por edhe spitalet dhe qendrat mjekësore shtetërore do të përballen me rrezikun e mungesës së pajisjeve mjekësore.

Tags