SHBA paralajmëron Kinën për pasoja ‘të rënda’ për ndihmën ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i142780-shba_paralajmëron_kinën_për_pasoja_të_rënda’_për_ndihmën_ndaj_rusisë
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë lidhje ekonomike "konstruktive dhe të drejta" me Kinën, ndërsa paralajmëroi se pasojat do të ishin "të rënda" nëse Pekini ofronte ndonjë mbështetje materiale ose ndihmë për Rusinë me shmangien e sanksioneve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 20, 2023 19:57 Europe/Tirane
  • SHBA paralajmëron Kinën për pasoja ‘të rënda’ për ndihmën ndaj Rusisë

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë lidhje ekonomike "konstruktive dhe të drejta" me Kinën, ndërsa paralajmëroi se pasojat do të ishin "të rënda" nëse Pekini ofronte ndonjë mbështetje materiale ose ndihmë për Rusinë me shmangien e sanksioneve.

Duke folur të enjten në Universitetin Johns Hopkins, Yellen renditi objektivat kryesore të administratës Biden për atë që ajo e quajti një marrëdhënie ekonomike "thelbësore" midis dy ekonomive më të mëdha në botë, raportoi Reuters. "Marrëdhënia jonë është qartësisht në një moment të tensionuar," tha Yellen, e cila ka thënë se ende planifikon të vizitojë Pekinin për t'u takuar me homologët e saj të rinj kinezë. “Qëllimi im është të jem e qartë dhe e sinqertë, të ndërpres zhurmën dhe të flas për këtë marrëdhënie thelbësore, bazuar në realitete të matura”. Yellen pretendoi se Shtetet e Bashkuara mbeten ekonomia më e madhe dhe më dinamike në botë. Ajo e quajti partneritetin "pa kufij" të Kinës me Rusinë "një tregues shqetësues" dhe pretendoi se Pekini nuk është serioz" për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Kina ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së dhe ka thënë se SHBA-ja po nxit konfliktin në Ukrainë duke dërguar në Kiev armë me vlerë miliarda dollarë. “SHBA nuk ka të drejtë të diktojë marrëdhëniet Kinë-Rusi dhe ne kurrë nuk do të pranojmë shantazhin dhe presionin nga SHBA-ja”, u tha gazetarëve zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Mao Ning.