Prill 21, 2023 08:11 Europe/Tirane
  • Protestuesit francezë pushtuan ndërtesën e Bursës së Parisit

Pas miratimit të ligjit për rritjen e moshës së pensionit në Francë, një sërë protestuesish sulmuan godinën e Bursës së Parisit dhe kërkuan dorëheqjen e presidentit francez.

Sipas Bloomberg, miratimi i ligjit për rritjen e moshës së daljes në pension në Francë ka çuar vazhdimin e protestave në këtë vend. Një grup protestuesish kundër reformave të pensioneve në Francë sulmuan ndërtesën e bursës Euronext në veri të Parisit dhe e pushtuan atë. Punëtorët e hekurudhave dhe grupet e tjera të punës në Francë janë ngritur kundër ligjit të pensioneve të vendit dhe kërkojnë dorëheqjen e Macron.  Në përgjigje të kërkesës së fundit të protestuesve, presidenti francez njoftoi se nuk do të japë dorëheqjen nga posti i tij. Këshilli Kushtetues i Francës të premten e kaluar miratoi një projekt-ligj të diskutueshëm për reformën e moshës së pensionit që do të rriste moshën e daljes në pension nga 62 në 64. Sindikatat më parë kishin njoftuar se do të vazhdojnë protestën e tyre nëse Këshilli Kushtetues francez miraton reformat e propozuara nga Macron.

Tags