Gjermania nuk pranon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë
(last modified Fri, 21 Apr 2023 18:00:08 GMT )
Prill 21, 2023 20:00 Europe/Tirane
  • Gjermania nuk pranon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi poshtë mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë gjermanë në Ukrainë.

Ai i bëri komentet në një takim me aleatët perëndimorë në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani. Megjithatë, tha Pistorius, Gjermania mund t’u sigurojë pilotëve ukrainas aeroplanë, me të cilët mund të operojnë menjëherë. “Nuk është si të kalosh nga një makinë me qira në tjetrën”, tha ai, duke iu referuar dallimeve mes avionëve luftarakë të të dyja vendeve. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga Perëndimi edhe avionë luftarakë, edhe raketa me rreze të gjatë veprimi, për të luftuar forcat pushtuese ruse. Muaj më parë, Gjermania i ka dërguar Ukrainës tanket e saj luftarake, Leopard. Rreth 2.000 prej tyre janë të shpërndara në mesin e aleatëve në Evropë, por të gjitha licencat e eksportit të tyre i ka Gjermania. Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar, po ashtu, t’i dërgojnë Ukrainës armë të tilla nga frika se mund ta përshkallëzojnë situatën.

 

Tags