Ukraina gati për kundërofensivë ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i142878-ukraina_gati_për_kundërofensivë_ndaj_rusisë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky falenderoi aleatët perëndimorë të cilët u angazhuan për ta mbështetur Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme përballë agresionit rus.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 23, 2023 03:09 Europe/Tirane
  • Ukraina gati për kundërofensivë ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky falenderoi aleatët perëndimorë të cilët u angazhuan për ta mbështetur Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme përballë agresionit rus.

Të premten, pas takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt në Gjermani, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se anëtarët e Grupit kishin dhënë më shumë se 55 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën. Në fjalimin e tij Zelensky tha se Ukraina ishte gati për një kundërofensivë ndaj Rusisë. Sipas tij, përparësi mbetet vija e parë e frontit dhe Kievi po përgatit brigada dhe njësi të reja për të luftuar në vijën e parë. Ditën e djeshme, u njoftua gjithashtu se brenda muajit maj 31 tanke amerikane Abrams do të mbërrijnë në një bazë në Gjermani dhe ukrainasit do të fillojnë një trajnim prej 10 javësh për përdorimin e tyre. Ukraina i ka bërë vazhdimisht thirrje aleatëve të saj për ta furnizuar me tanke dhe armatime përpara kundërofensivës ndaj trupave ruse që pritet të fillojë në javët ose muajt e ardhshëm. Ndërkohë, mes forcave ukrainase dhe trupave ruse po zhvillohen luftime të ashpra në qytetin Bahmut. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se trupat e saj kishin vënë nën kontroll edhe tre rajone të tjera në pjesën perëndimore të qytetit.