Sulm në zyrën e partisë së Erdoganit në Stamboll
https://parstoday.ir/sq/news/world-i142880-sulm_në_zyrën_e_partisë_së_erdoganit_në_stamboll
Një grup personash të armatosur kanë sulmuar zyrën zgjedhore të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Turqisë në Stamboll.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 23, 2023 07:16 Europe/Tirane
  • Sulm në zyrën e partisë së Erdoganit në Stamboll

Një grup personash të armatosur kanë sulmuar zyrën zgjedhore të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Turqisë në Stamboll.

Sipas mediave turke, një grup personash të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri në zyrën e komunikimit zgjedhor të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet në kopshtin Livorkokasinan të Stambollit. Ndonëse nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar, në vendngjarje ndodhen një numër i madh i forcave policore, të cilat kanë nisur hetimet për shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarje. Populli turk do të shkojë në kutitë e votimit më 14 maj për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Në këto zgjedhje si kandidat i Koalicionit Popullor merr pjesë presidenti aktual i këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa rivali i Erdoganit është Kemal Kilicdaroglu i Koalicionit Kombi.