Demonstrata të suedezëve kundër anëtarësimit në NATO
(last modified Sun, 23 Apr 2023 05:17:09 GMT )
Prill 23, 2023 07:17 Europe/Tirane
  • Demonstrata të suedezëve kundër anëtarësimit në NATO

Protestuesit suedezë demonstruan të shtunën kundër vendimit të qeverisë për t'u anëtarësuar në NATO dhe për të organizuar stërvitje ndërkombëtare në shkallë të gjerë në qytete të ndryshme të vendit të tyre.

Sipas IRNA, këto demonstrata u mbajtën në 17 qytete të Suedisë, duke përfshirë Stokholmin, kryeqytetin e Suedisë. Disa parti, lëvizje dhe organizata, përfshirë Shoqërinë Suedeze të Paqes, i organizuan këto demonstrata me sloganet "Jo NATO-s" dhe" Jo armëve bërthamore. Protestuesit mbanin në duar pankarta që shkruanin: "Jo NATO-s", "Lufta e NATO-s vret fëmijët për një dollar" dhe ndaloni stërvitjen "Aurora 23". Në këtë stërvitje që po mbahet në Suedi marrin pjesë 26 mijë trupa, kryesisht nga vendet anëtare të NATO-s. Populli i Suedisë tradicionalisht nuk ishte i interesuar për anëtarësim në NATO, por pas fillimit të luftës në Ukrainë, Stokholmi ndryshoi qëndrim dhe paraqiti një kërkesë për anëtarësim në këtë aleancë ushtarake. Finlanda, e cila është fqinje e Suedisë, kohët e fundit u bashkua me këtë organizatë, por Stokholmi ende nuk ka mundur të anëtarësohet në NATO për shkak të kundërshtimit të Turqisë. Zyrtarët perëndimorë shpresojnë se Suedia së shpejti do të bëhet anëtare e kësaj organizate. Rezultatet e sondazheve tregojnë se shumica e suedezëve duan të anëtarësohen në NATO, por shumë prej tyre janë ende të shqetësuar për pasojat e anëtarësimit në këtë organizatë, sepse Rusia ka paralajmëruar se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, "nuk do të ketë negociata të mëtejshme për një rajon Baltik pa armë bërthamore".

 

Tags