Shumica e amerikanëve nuk duan përballjen Trump-Biden
https://parstoday.ir/sq/news/world-i142968-shumica_e_amerikanëve_nuk_duan_përballjen_trump_biden
Shumica e amerikanëve thonë se nuk duan që Joe Biden apo Donald Trump të kandidojnë për president në vitin 2024, duke krijuar një rindeshje potencialisht të hidhur dhe përçarëse mes të dyve, bën të ditur një sondazh i ri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 24, 2023 16:24 Europe/Tirane
  • Shumica e amerikanëve nuk duan përballjen Trump-Biden

Shumica e amerikanëve thonë se nuk duan që Joe Biden apo Donald Trump të kandidojnë për president në vitin 2024, duke krijuar një rindeshje potencialisht të hidhur dhe përçarëse mes të dyve, bën të ditur një sondazh i ri.

Një sondazh i NBC News zbuloi se 60 për qind e amerikanëve mendojnë se ish-presidenti Trump nuk duhet të kandidojë përsëri për president – duke përfshirë afërsisht një të tretën e republikanëve. Tridhjetë për qind e atyre që kundërshtojnë kandidimin e tij në vitin 2024 përmendin akuzat penale me të cilat ai përballet si "një arsye kryesore". Ndërkohë, sondazhi tregoi se 70 për qind e amerikanëve besojnë se as Presidenti Biden nuk duhet të bëjë fushatë për një mandat të dytë, duke përfshirë 51 për qind të demokratëve. Pothuajse gjysma e atyre që ishin kundër kandidimit të Bidenit përmendën moshën e tij si një faktor të rëndësishëm. Edhe Trump është 76 vjeç. Rezultatet janë në përputhje me sondazhet e tjera që sugjerojnë mungesë interesimi të amerikanëve për një përballje tjetër mes Trump dhe Biden. Sidoqoftë, Trump nisi fushatën e tij menjëherë pas zgjedhjeve afatmesme në nëntor dhe Biden pritet të shpallë kandidaturën e tij së shpejti.