Britania ndryshon qëndrime drejt Kinës
(last modified Wed, 26 Apr 2023 14:42:08 GMT )
Prill 26, 2023 16:42 Europe/Tirane
  • Britania ndryshon qëndrime drejt Kinës

Në një kthesë të dukshme, qeveria britanike ka bërë thirrje përsëri për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me Kinën pas një periudhe marrëdhëniesh të tensionuara me Pekinin dhe anulimit të marrëveshjeve kryesore tregtare me këtë vend.

Agjencia e  lajmeve IRNA njoftoi se ministri i jashtëm britanik, James Cleverly, në një fjalim duke u distancuar nga qëndrimet antikineze të disa anëtarëve të lartë të partisë konservatore në pushtet, deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me Kinën, qoftë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh apo shumëpalësh.

James Cleverly e konsideroi të rëndësishme politikën e ndërveprimit me Kinën dhe tha: "Përndryshe, ne do të dështojmë në përmbushjen e detyrës sonë për të ruajtur dhe formësuar rendin ndërkombëtar. Distancimi nga Kina nuk është një shenjë fuqie, por një shenjë dobësie".

Por në një pjesë tjetër të deklaratës së tij, Cleverley përsëriti akuzat ndaj Kinës dhe pretendoi se zhvillimi i marrëdhënieve tregtare me Kinën nuk do të thotë heshtje ndaj asaj që ai e quajti ndërhyrje në sistemin politik, vjedhje teknologjie apo spiunazh industrial.

Kjo është në kohën kur kryeministri britanik në një takim ku morën pjesë zyrtarë ndërkombëtarë dhe ekspertë të politikës së jashtme, akuzoi Kinën për autoritarizëm dhe njoftoi se epoka e artë e marrëdhënieve me Pekinin ka përfunduar.

Megjithatë, duket se qeveria e Londrës kohët e fundit po kërkon të rishikojë politikat dhe marrëdhëniet e saj me Kinën.

Tags