CNN pranon aftësitë e sistemeve iraniane të droneve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i143212-cnn_pranon_aftësitë_e_sistemeve_iraniane_të_droneve
Rrjeti amerikan i lajmeve CNN pranoi aftësitë e sistemeve iraniane të droneve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 30, 2023 07:09 Europe/Tirane
  • CNN pranon aftësitë e sistemeve iraniane të droneve

Rrjeti amerikan i lajmeve CNN pranoi aftësitë e sistemeve iraniane të droneve.

Në një raport nga CNN, rrjeti amerikan i lajmeve u përpoq të justifikojë dhe dokumentojë pretendimet dhe akuzat e dronëve kundër Iranit në luftën e Ukrainës. Në vazhdim të skenarit të Uashingtonit, ky rrjet pranoi se sistemet iraniane të droneve janë shumë të afta për të synuar, sulmuar dhe eliminuar çdo lloj bllokade. Ndërsa tensionet në luftën e Ukrainës përshkallëzohen, perëndimi i udhëhequr nga SHBA-ja prej muajsh ka bërë pretendime kundër Iranit dhe janë shprehur të frikësuar nga fuqia e dronëve të Iranit. Teherani nga ana e tij i mohon kategorikisht këto pretendime. Përparimet me dron të Republikës Islamike të Iranit gjatë dekadave të fundit kanë qenë gjithmonë mbresëlënëse. Për shkak të konflikteve rajonale, Irani në fushëbetejat e rajonit ka treguar vlerën e tij të lartë në fushat e vëzhgimit, zbulimit, synimit dhe neutralizimit të operacioneve ofensive. Republika Islamike e Iranit tani është një nga vendet e pakta në botë që ka një prirje progresive në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e llojeve të ndryshme të dronëve.