Qasja ndërhyrëse britanike ndaj luftës në Ukrainë
(last modified Sun, 30 Apr 2023 16:39:42 GMT )
Prill 30, 2023 18:39 Europe/Tirane
  • Qasja ndërhyrëse britanike ndaj luftës në Ukrainë

Qeveria britanike ka vazhduar qasjen e saj ndërhyrëse ndaj luftës në Ukrainë duke blerë raketa për vendin nën pretekstin e luftës.

Qeveria britanike nën pretekstin e luftës në Ukrainë në një deklaratë ka thënë se Britania po blen raketa me rreze të gjatë për Kievin. Që kur filloi lufta në Ukrainë Britania ka dërguar më shumë se 2 miliardë paund armë në Kiev. Britania tashmë i ka siguruar Kievit disa raketa hedhëse M270 për të gjuajtur raketa me një rreze veprimi prej 90 km. Lufta e Ukrainës me të gjitha pasojat e saj të gjera politike, ushtarake, ekonomike, sociale dhe madje kulturore është në muajin e 15-të të luftës dhe dërgesat e armëve perëndimore në Ukrainë vazhdojnë akoma. Zyrtarët rusë dhe disa ekspertë perëndimorë dhe media e kanë përshkruar luftën e Ukrainës si një luftë asimetrike midis Perëndimit dhe Rusisë. Kjo e fundit në mënyrë të përsëritur ka thënë se dërgimi i armëve perëndimore në Ukrainë vetëm sa do të zgjasë konfliktin dhe do të ketë pasoja të paparashikueshme.

Tags