Paralajmërimi i kreut të Wagner për mungesën e municioneve në Bakhmut
Kreu i grupit ushtarak Wagner i atashuar me ushtrinë ruse duke iu referuar mungesës së municioneve, paralajmëroi për fillimin e sulmeve nga ushtria ukrainase.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Jevgeni Prigozhin, kreu i grupit ushtarak Wagner të bashkuar me ushtrinë ruse, duke iu referuar mungesës së municioneve për trupat e tij në fushën e betejës, paralajmëroi se kundërsulmet e ushtrisë ukrainase mund të kthehen në një tragjedi për Rusinë. Grupi i Wagner për muaj të tërë ka luftuar për kapjen e qytetit të Bakhmut në provincën Donetsk dhe sipas raporteve, më shumë se 90 për qind e qytetit tani është nën kontrollin e forcave të Wagner. Në një intervistë me “Senmion Pegov”, gazetar rus që mbështet Kremlinin, ai kritikoi ushtrinë ruse dhe tha se aktualisht kemi vetëm 10-15% të municionit që nevojitet. Të premten, Prigozhin në lidhje me spekulimet për fillimin e kundërsulmeve nga ushtria ukrainase në stinën e pranverës, tha se ushtria ukrainase po përgatitet të fillojë kundërsulmet e saj kundër Rusisë dhe ndoshta do të fillojë sulmet e saj deri më 15 maj. Alexey Rezhnikov, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, gjithashtu konfirmoi se ushtria e vendit është përgjithësisht e gatshme për të nisur një kundërsulm kundër Rusisë.