Ukraina mohon pretendimet e Kremlinit/ Medvedev: Të vritet Zelensky!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i143400-ukraina_mohon_pretendimet_e_kremlinit_medvedev_të_vritet_zelensky!
Ukraina ka mohuar përfshirjen në një sulm të supozuar me dron në Kremlin, për të cilin Rusia pretendon se ishte një përpjekje për të vrarë Vladimir Putinin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 03, 2023 20:02 Europe/Tirane
  • Ukraina mohon pretendimet e Kremlinit/ Medvedev: Të vritet Zelensky!

Ukraina ka mohuar përfshirjen në një sulm të supozuar me dron në Kremlin, për të cilin Rusia pretendon se ishte një përpjekje për të vrarë Vladimir Putinin.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak tha se Kievi nuk ka asnjë lidhje me sulmin dhe një veprim i tillë nuk do t’i sillte përfitime në fushën e betejës. Do të shërbente vetëm për të provokuar më tej Rusinë, tha ai. Pretendimi i Moskës se Ukraina qëndron pas sulmit mund të tregojë se Rusia po planifikon një sulm terrorist kundër Ukrainës, pohoi zyrtari i lartë ukrainas. Ndërkohë, Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka deklaruar se Rusisë nuk i ka mbetur asnjë alternativë veçse të “eliminojë” Volodymyr Zelenskyy dhe “klikën” e tij pas sulmit të supozuar me dron në Kremlin. Përmes një mesazhi në Telegram, Medvedev, i cili është gjithashtu nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, u bëri jehonë pretendimeve të Moskës se incidenti ishte një akt “terrorist”.