Suedia miraton ligjin kundër terrorizmit
(last modified Thu, 04 May 2023 06:02:27 GMT )
May 04, 2023 08:02 Europe/Tirane
  • Suedia miraton ligjin kundër terrorizmit

Ligjvënësit në parlamentin suedez të mërkurën miratuan një ligj që shtrëngon ligjet e vendit kundër terrorizmit; Masa pritet të ndihmojë në bindjen e Turqisë që të miratojë kërkesën e vendit nordik për t'u bashkuar me NATO-n.

Sipas Fox News, ky rishikim ligjor përfshin burgim deri në katër vjet për personat që janë anëtarë të një organizate të paligjshme, në atë mënyrë që qëllimi i asaj organizate të jetë promovimi, forcimi ose mbështetja e veprimeve të paligjshme. Ky dënim mund të rritet deri në tetë vjet. Ligji i lejon gjyqtarët të dënojnë me burgim të përjetshëm dikë që rezulton se është lider i një organizate terroriste, që në Suedi përgjithësisht nënkupton 20 deri në 25 vjet burg. Projektligji, i cili u miratua me 268 vota pro, 34 kundër dhe 47 abstenim, e bëri të paligjshme financimin, rekrutimin ose inkurajimin e hapur të një organizate terroriste, si dhe udhëtimin jashtë vendit me synimin për t'iu bashkuar një grupi të tillë. Turqia ka akuzuar Suedinë se nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për të goditur grupet që Ankaraja i njeh si organizata terroriste ose kërcënime serioze, duke përfshirë grupet kurde. Suedia dhe Finlanda në maj 2022aplikuan bashkërisht për anëtarësim në NATO. Ndërsa Finlanda u bë vendi i 31-të anëtar i kësaj aleance ushtarake perëndimore në prill, kundërshtimi i Turqisë dhe Hungarisë ndaloi procesin e anëtarësimit të Suedisë. Vlen të theksohet se NATO ka nevojë për unanimitet për të pranuar anëtarë të rinj.

Tags