Ukraina kritikon Gjermaninë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i143644-ukraina_kritikon_gjermaninë
Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Melnik, akuzoi Gjermaninë të hënën se nuk tregon respekt të mjaftueshëm për ukrainasit që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, me rastin e 78-vjetorit të kapitullimit të Gjermanisë naziste në vitin 1945.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 08, 2023 19:24 Europe/Tirane
  • Ukraina kritikon Gjermaninë

Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Melnik, akuzoi Gjermaninë të hënën se nuk tregon respekt të mjaftueshëm për ukrainasit që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, me rastin e 78-vjetorit të kapitullimit të Gjermanisë naziste në vitin 1945.

“Vështirë se mund ta shihni fjalën Ukrainë në tekstet shkollore gjermane për vitet e luftës”, tha Melnik, një ish-ambasadori ukrainas në Gjermani. Dhjetë milionë ukrainas humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore, por “pothuajse askush” në Gjermani nuk di për këto viktima, tha Melnik në një deklaratë për televizionin ukrainas. Ai bëri thirrje që në qendër të Berlinit të ndërtohet një kompleks i veçantë përkujtimor për viktimat ukrainase. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha kohët e fundit se midis viteve 1939 dhe 1945 vdiqën tetë milionë ukrainas.