Një stërvitje e re e NATO-s mbahet në Estoni
Sipas njoftimit të Estonisë, një numër i ushtarëve të NATO-s nisën stërvitjen disaditore në këtë vend.
Ministria e Mbrojtjes e Estonisë të martën njoftoi se në Estoni ka nisur stërvitja ushtarake e reagimit të shpejtë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Estonisë thuhet se në këtë stërvitje marrin pjesë afro 1500 ushtarë nga Polonia, Amerika, Çekia, Anglia, Letonia dhe Estonia. Gjithashtu, rreth 600 parashutistë nga Polonia, Anglia dhe Republika Çeke do të kryejnë manovra dhe stërvitje mbi aeroportin Normsi. Stërvitja në Estoni do të përfundojë më 14 maj. “Viktor Kalnitski”, komandanti i shtabit të Estonisë, njoftoi se ushtarët e NATO-s në këtë stërvitje do të kryejnë operacione të ndryshme ajrore.