Akt terrorist kundër linjave ruse të transmetimit të naftës
(last modified Wed, 10 May 2023 17:56:01 GMT )
May 10, 2023 19:56 Europe/Tirane
  • Akt terrorist kundër linjave ruse të transmetimit të naftës

Rusia njoftoi një akt sabotues dhe terrorist kundër linjave të transmetimit të naftës të vendit.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka pasur shumë aksione sabotuese kundër Rusisë dhe ekonomisë së vendit.  Shpërthimi i tubacionit Nord Stream, i cili dërgon naftën ruse në Gjermani përmes Detit Baltik, ishte një nga aktet më të rëndësishme të sabotimit që Moska e quajti një akt terrorist. Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, Kompania Ruse e Energjisë sot,  njoftoi se një akt terrorist ka ndodhur kundër tubacionit të naftës Druzhba në zonën e ngarkimit Bryansk-Trans. Akti terrorist u bë i ditur pasi Kompania Ruse e Energjisë zbuloi eksploziv në një stacion pompimi nafte. “Igor Demin”, përfaqësuesi zyrtar i kompanisë shtetërore ruse të shërbimit të naftës Transnaft, njoftoi se askush nuk u lëndua në këtë incident terrorist dhe se situata tani është nën kontroll dhe hetimet janë duke vazhduar. Tubacioni Druzhba është tubacioni më i madh i transmetimit të naftës së papërpunuar në botë, i cili është më shumë se 4 mijë kilometra i gjatë dhe shpërndan naftën ruse në të gjithë Evropën Lindore. Kapaciteti transportues i naftës bruto i këtij tubacioni është një milion e 200 mijë fuçi në ditë.

Tags