Amerikanët janë befasuar nga reagimi efektiv i rusëve ndaj raketave Himars
(last modified Wed, 10 May 2023 17:56:04 GMT )
May 10, 2023 19:56 Europe/Tirane
  • Amerikanët janë befasuar nga reagimi efektiv i rusëve ndaj raketave Himars

Zyrtarët ushtarakë amerikanë shprehën habinë e tyre për reagimin efektiv të rusëve ndaj raketave Himars.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ushtria amerikane është e vetëdijshme se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore po rrëzojnë gjithnjë e më shumë raketat Himars që i janë dorëzuar Ukrainës. Sipas zyrtarëve ushtarakë amerikanë, mbetet e paqartë sesi ushtria ruse e ka ulur ndjeshëm efektivitetin e këtij sistemi të Amerikës. Sipas këtij raporti, në rast të një lufte botërore, sistemet Himars do të jenë më të cenueshme sepse Rusia ka aftësinë të rrëzojë të gjithë satelitët amerikanë që koordinojnë lëshimin e raketës. Nga ana tjetër, rrjeti "CNN" raportoi të dielën në mëngjes se ushtria ruse ka mundur të prishë raketat Himars duke përdorur metoda të luftës elektronike dhe bllokimit. Rrjeti citoi pesë burime amerikane, britanike dhe ukrainase duke thënë se veprimet e Rusisë në luftën elektronike i kanë bërë municionet e drejtuara me GPS gjithnjë e më të paefektshme. Nisur nga kjo, një operator ukrainas i dronëve duke e cilësuar si të rëndësishëm veprimin e Rusisë në prishjen e sistemeve të Himarsit, tha se një gjë të tillë nuk e kishte parë para nëntorit të vitit të kaluar.