Dështimi i sanksioneve perëndimore ndaj ekonomisë ruse
(last modified Thu, 11 May 2023 08:20:00 GMT )
May 11, 2023 10:20 Europe/Tirane
  • Dështimi i sanksioneve perëndimore ndaj ekonomisë ruse

Raportet ekonomike tregojnë se Rusia ka një nga normat më të ulëta të inflacionit midis vendeve në botë.

Pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, pritej që ekonomia e Moskës të hynte në një recesion nën ndikimin e sanksioneve gjithëpërfshirëse perëndimore, por statistikat ekonomike tregojnë për stabilitetin ekonomik të vendit. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se në vitin 2022, me prodhimin e mallrave dhe shërbimeve me vlerë 2.3 trilion dollarë, përveç kthimit në 10 ekonomitë më të mira të botës, Rusia për herë të parë që nga viti 2014ka arritur edhe vendin e tetë në këtë renditje. Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, shkalla më e lartë e uljes së inflacionit ishte përkatësisht në Sudanin e Jugut, Gana, Rusi, Bjellorusi, Zimbabve dhe Turqinë. Norma e inflacionit në Rusi është ulur me 7.5 për qind. Rusia renditet e 102-ta në mesin e vendeve në botë për sa i përket rritjes së çmimeve, ndërsa ndër vendet evropiane, vetëm tre vende, Spanja, Lihtenshtajni dhe Zvicra, kishin inflacion të ulët. Revista ekonomike Forbes së fundmi ka shkruar se Evropa po vuan nga pasojat e krizës dhe luftës në Ukrainë dhe ekonomia e saj është në një gjendje të mjerueshme, ndërsa ekonomia e Rusisë është në një gjendje shumë më të mirë.

Tags