Blinken: Ne do të ndihmojmë ushtrinë ukrainase me gjithë fuqinë tonë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i143824-blinken_ne_do_të_ndihmojmë_ushtrinë_ukrainase_me_gjithë_fuqinë_tonë
Në vazhdim të politikave luftarake të Shtëpisë së Bardhë, Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi mbështetjen e përtërirë ushtarake të Uashingtonit për Kievin kundër Moskës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 12, 2023 15:21 Europe/Tirane
  • Blinken: Ne do të ndihmojmë ushtrinë ukrainase me gjithë fuqinë tonë

Në vazhdim të politikave luftarake të Shtëpisë së Bardhë, Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi mbështetjen e përtërirë ushtarake të Uashingtonit për Kievin kundër Moskës.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, Sekretari amerikan i Shtetit, në vazhdim të politikave luftarake të Shtëpisë së Bardhë, njoftoi mbështetjen ushtarake të Uashingtonit për Kievin kundër Moskës. Agjencia e lajmeve Sputnik të premten raportoi se Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, në një deklaratë për media, mbështeti edhe një herë ushtrinë ukrainase dhe njoftoi: "Uashingtoni do të bëjë çmos për të plotësuar nevojat e ushtrisë ukrainase dhe armëve të saj". Në një pjesë tjetër të deklaratës së tij për media në lidhje me vendimin e Britanisë për pajisjen e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi, Sekretari amerikan i Shtetit përshëndeti lëvizjen e Londrës dhe deklaroi se Uashingtoni ka besim se këto raketa do të plotësojnë nevojat e Ukrainës për armë. Duhet theksuar se “Ben Wallace”, ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, dje në Dhomën e Komunave Britanike njoftoi se Londra synon të pajisë ushtrinë ukrainase me raketa me rreze të gjatë veprimi “Storm Shadow”.