Erdoğan dhe Kılıçdaroğlu përleshen për refugjatët sirianë
(last modified Sat, 13 May 2023 05:53:45 GMT )
May 13, 2023 07:53 Europe/Tirane
  • Erdoğan dhe Kılıçdaroğlu përleshen për refugjatët sirianë

Presidenti dhe kandidati i partisë në pushtet të Turqisë i quajti "çnjerëzore" dhe "joislamike" qëndrimet e rivalit të tij në kampin opozitar në lidhje me dëbimin e refugjatëve sirianë.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim kundërshtoi dhe dënoi qëndrimet e Kemal Kılıçdaroğlu, kandidati i gjashtë partive opozitare të qeverisë së njohur si "Koalicioni i Kombit", i cili tha se nëse fiton zgjedhjet presidenciale refugjatët sirianë do të dëbohen nga ky vend. Duke vënë në dukje se 99 për qind e popullsisë së Turqisë është myslimane, Erdogan dënoi fjalët e Kiliçdaroglu për deportimin e refugjatëve sirianë, duke thënë: "Kjo sjellje është çnjerëzore, imorale dhe më e rëndësishmja, joislamike". Presidenti i Turqisë njoftoi fillimin e procesit të kthimit vullnetar të refugjatëve sirianë të vendosur në këtë vend dhe tha se nuk e mbështet deportimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre. Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, Erdogan pohoi se Turqia ka ndërtuar më shumë se 100 mijë shtëpi në veri të Sirisë dhe refugjatët sirianë kanë filluar procesin e kthimit në këto shtëpi. Shifra të ndryshme janë publikuar për numrin e refugjatëve sirianë në Turqi, nga 1.5 deri në 3 milionë persona. Këta refugjatë ikën në Turqi në mes të rebelimit të opozitës kundër Damaskut dhe më pas gjatë agresionit të ISIS-it dhe kontrollit mbi disa pjesë të Sirisë.

Tags