May 13, 2023 19:50 Europe/Tirane
  • Demonstruesit francezë kundërshtojnë vizitën e Macron në veri

Mijëra demonstrues e pritën sot Macron duke përplasur tenxhere e kapakë në Dunkirk në veri të Francës, gjatë një vizite të presidentit për të folur për ‘riindustrializimin”.

“Në mënyrë paradoksale këtu njoftohet për mijëra vende pune kur aktualisht në industri të gjithë ndjejnë kërcënimin për vendin e punës”, tha në demonstratë Christelle Veignie sekretare e sindikatës CGT në Dunkirk. Macron tha se në rajon do të ndërtohet një impiant i madh i prodhimit të baterive, por në qytet demonstruesit brohorisnin kundër premtimeve të tij dhe reformës së pensioneve. Një kompani tajvaneze do të ndërtojë impiantin në rajonin bregdetar francez që sipas qeverisë do të zëvendësojë vendet e humbura të punës nga mbyllja e industrive të çelikut e minierave.

 

Tags