Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Turqi
(last modified Sun, 14 May 2023 06:06:51 GMT )
May 14, 2023 08:06 Europe/Tirane
  • Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Turqi

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi kanë nisur dhe populli i këtij vendi sot (e diel) do të shkojë në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin dhe 600 anëtarë të parlamentit për një mandat pesëvjeçar.

Sipas ISNA, në zgjedhjet vendimtare të sotme (14 maj), të drejtë vote kanë më shumë se 64 milionë votues turq, përfshirë më shumë se gjashtë milionë votues që votojnë për herë të parë. Votuesit kanë tre mundësi për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Turqisë; Recep Tayyip Erdogan, presidenti aktual i Turqisë, Kemal Kilicdaroglu, kandidati i përbashkët i koalicionit të opozitës turke dhe Sinan Ogan, një ish ligjvënës i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste Turke. Kandidatët presidencialë duhet të marrin më shumë se 50% të votave për të fituar këtë garë, por rezultatet e sondazheve të fundit tregojnë se gara do të shkojë në raundin e dytë dhe në këtë rast, dy javë më vonë, më 28 maj, të dy kandidatët kryesorë që priten të jenë Erdogan dhe Kılıçdaroğlu,  do të përballen me njëri-tjetrin dhe kësaj here cilido kandidat që merr më shumë vota do të marrë postin e presidentit.

Tags