Gjermania ndërhyn në marrëdhëniet e vendeve arabe me Sirinë
Ministrja e punëve të jashtme gjermane pas takimit me homologun e saj saudit, paralajmëroi vendet arabe që të mos normalizojnë marrëdhëniet me Sirinë pa parakushte të qarta për Bashar Asad.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se ministrja e punëve të jashtme gjermane, Annalena Baerbock, paralajmëroi të hënën mbrëma për pasojat e asaj që ajo e quajti “normalizim i pakushtëzuar” i marrëdhënieve me presidentin sirian Bashar al-Assad.
Në një deklaratë ndërhyrëse, Annalena Baerbock shtoi: "Çdo hap drejt Asadit duhet të bazohet në lëshime konkrete".
Para kësaj, në një qëndrim të ngjashëm edhe zyrtarët amerikanë kishin shprehur shqetësimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve arabe dhe Sirisë.
Drejtori i CIA-s, Bill Burns, i tha princit saudit të kurorës Muhamed bin Salman se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se Uashingtoni ishte "injoruar" nga Riadi në rifillimin e marrëdhënieve me Sirinë.
Javën e kaluar, mbreti saudit ftoi presidentin sirian të marrë pjesë në takimin e Ligës Arabe, i cili është planifikuar të mbahet më 19 maj në Xhedda.