"Kinzhal” i Rusisë mposht “Patriot” të Amerikës.
(last modified Tue, 16 May 2023 14:40:20 GMT )
May 16, 2023 16:40 Europe/Tirane

Rusia njoftoi se në sulmin ndaj Ukrainës, sistemi mbrojtës amerikan “Patriot” u shkatërrua me raketën hipersonike "Kinzhal".

Rusia zbuloi raketën hipersonike Kha-47M2 Kinzhal për herë të parë në mars të vitit 2018. Në vitin 2018, presidenti rus Vladimir Putin e quajti raketën "Kinzhal" të pathyeshme kur zbuloi një arsenal raketor.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë të martën në një deklaratë për media, konfirmoi sulmet e saj në mbrëmje dhe mëngjes në Ukrainë, dhe tha se në sulmin ndaj Kievit, kryeqyteti i Ukrainës, sistemi raketor "Patriot" i prodhuar nga Amerika është shkatërruar nga raketa ruse "Kinzhal".

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ushtria ruse me armë me rreze të gjata veprimi, ka sulmuar pozicionet e ushtrisë ukrainase, magazinat e municioneve, armët dhe pajisjet ushtarake.

Shtetet perëndimore i kishin dërguar këto pajisje ushtarake për të mbështetur Ukrainën.

Pas fillimit të konfliktit të Rusisë me Ukrainën, duke dënuar Moskën dhe duke intensifikuar presionet ekonomike, shtetet perëndimore kanë vënë në rendin e ditës mbështetjen e gjithanshme politike, financiare dhe me armë për Kievin.