Ukraina i bashkohet zyrtarisht Qendrës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s
(last modified Wed, 17 May 2023 06:17:29 GMT )
May 17, 2023 08:17 Europe/Tirane
  • Ukraina i bashkohet zyrtarisht Qendrës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s

Ukraina i është bashkuar zyrtarisht “Qendrës së Ekselencës për Bashkëpunimin në Mbrojtjen Kibernetike” të NATO-s, njoftoi të martën Ministria e Jashtme.

Sipas Sputnik, ministria në Twitter shkroi: "Të martën, flamuri kombëtar i Ukrainës u ngrit në këtë qendër dhe aneksimi i Kievit u bë zyrtar".  Selia e Qendrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s ndodhet në Talin, kryeqyteti i Estonisë. Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës falënderoi Estoninë për mbështetjen e anëtarësimit të Kievit në këtë qendër. Qendra e Ekselencës së NATO-s për Bashkëpunimin në Mbrojtjen Kibernetike u krijua në vitin 2008, katër vjet pasi Estonia u bë anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Kjo qendër ka 40 anëtarë. Ajo ofron ndihmë dhe ekspertizën e nevojshme për anëtarët e NATO-s dhe jo-NATO-s në fushën e mbrojtjes kibernetike në fushat teknologjike, strategjike, operacionale dhe ligjore. Anëtarësimi i Kievit në këtë qendër vjen në një kohë kur Ukraina dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian.   Por anëtarët e këtij pakti ushtarak kanë shumë dallime me njëri-tjetrin për sa i përket pranimit të anëtarësimit të këtij vendi. Wall Street Journal duke cituar burime të informuara, thotë se liderët e NATO-s në takimin e tyre të ardhshëm do të bien dakord të ofrojnë më shumë ndihmë për Ukrainën, por nuk do ta emërojnë këtë vend si kandidat për anëtarësim në këtë organizatë ushtarake. Gjermania është kundërshtari kryesor i anëtarësimit të Ukrainës në NATO, sepse Berlini beson se një vend i përfshirë në një luftë të plotë me një fuqi bërthamore nuk është një kandidat i mirë për anëtarësim në NATO. Takimi i ardhshëm i liderëve të NATO-s do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë.

Tags