Rusia hedh poshtë pretendimin e Kievit për rrëzimin e raketave hipersonike
(last modified Wed, 17 May 2023 17:26:34 GMT )
May 17, 2023 19:26 Europe/Tirane
  • Rusia hedh poshtë pretendimin e Kievit për rrëzimin e raketave hipersonike

Ministri rus i mbrojtjes ka hedhur poshtë pretendimin e Ukrainës për rrëzimin e gjashtë raketave hipersonike Kinzhal, duke thënë se Rusia nuk kishte lëshuar një numër të tillë raketash që në fakt ishin përdorur për të shkatërruar një sistem ajror Patriot të furnizuar nga SHBA.

"Rusia nuk ka lëshuar aq shumë Kinzhal sa thotë Kievi se ka rrëzuar," deklaroi Sergei Shoigu në një intervistë me agjencinë e lajmeve Ria Novosti, duke theksuar se numri i raketave të kapura nga ukrainasit  në përgjithësi është "tre herë më i madh se numri i raketave që ne lëshojmë.” "Dhe gjatë gjithë kohës ata e marrin gabim llojin e raketave. Kjo është arsyeja pse ata nuk i godasin," shtoi shefi rus i mbrojtjes, duke përqeshur pretendimin e bërë nga komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës se forcat e Kievit kishin rrëzuar 6 raketa ruse Kinzhal në një natë të vetme. Shoigu vazhdoi të theksonte se një nga raketat Kinzhal kishte shkatërruar me të vërtetë një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot, i cili përfundimisht iu dorëzua Kievit, duke thënë: “Një goditje me precizion të lartë nga raketa hipersonike Kinzhal goditi një sistem anti- raketor Patriot në qytetin e Kievit. Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar gjithashtu se raketat ruse kishin goditur një sistem Patriot të vendosur në Ukrainë.