Hungaria: Ne nuk do të mbështesim sanksione të reja kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i144112-hungaria_ne_nuk_do_të_mbështesim_sanksione_të_reja_kundër_rusisë
Pasi emri i një banke të Hungarisë u fut në listën e zezë të Ukrainës, ky vend kërcënoi Bashkimin Evropian dhe njoftoi se nuk do të shoqërojë sanksionet e reja kundër Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 18, 2023 04:40 Europe/Tirane
  • Hungaria: Ne nuk do të mbështesim sanksione të reja kundër Rusisë

Pasi emri i një banke të Hungarisë u fut në listën e zezë të Ukrainës, ky vend kërcënoi Bashkimin Evropian dhe njoftoi se nuk do të shoqërojë sanksionet e reja kundër Rusisë.

Pasi Ukraina futi në listën e zezë një bankë hungareze, ministri i jashtëm i Hungarisë kërcënoi Bashkimin Evropian dhe tha: Derisa Kievi  të heqë Bankën OTP nga kjo listë, ne nuk do të mbështesim asnjë mbështetje të BE-së për Ukrainën që kërkon unanimitet, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë. Sipas CNN, Peter Szijarto, Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë e cilësoi si mizor veprimin e Agjencisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit të Ukrainës (NAZK) për të përfshirë OTP Bank të Hungarisë në listën e sponsorizuesve ndërkombëtarë të luftës. Ai theksoi se për sa kohë që OTP do të mbetet në këtë listë, do të jetë shumë e vështirë për ne që të hyjmë në negociata për paketën e 11-të të sanksioneve. Prandaj, për ne do të jetë shumë e vështirë që të negociojmë më shumë kufizime ekonomike se në të kaluarën, pasi kjo kërkon më shumë sakrifica. Agjencia Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës në fillim të këtij muaji në një deklaratë tha se vendimi për të klasifikuar OTP Bank si një sponsor ndërkombëtar i luftës ishte për shkak të pozicionit të menaxhmentit të bankës për të vazhduar operimin në Rusi, si dhe njohjes nga kjo bankë të së ashtuquajturës Republika Popullore e Donetsk-ut dhe Luhanskut. Duke hedhur poshtë pretendimet e Kievit, ministri i Jashtëm hungarez tha: OTP si banka më e madhe në Hungari, nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar dhe operacionet e saj janë plotësisht në përputhje me të gjitha llojet e rregullave dhe ligjeve. Szijarto theksoi: Vendosja e kësaj banke në listën e sponsorëve ndërkombëtarë të luftës është e papranueshme dhe skandaloze. Një zyrtar i lartë i BE-së gazetarëve në Bruksel u tha: Prioriteti i Bashkimit Evropian është të sigurojë që ne të mund të mbështesim Ukrainën në mënyrë që ata të mund të fitojnë dhe për këtë çështje në veçanti do të flasim si me ukrainasit ashtu edhe me vendet anëtare të BE-së, përfshirë Hungarinë.  Ky zyrtar i lartë i BE-së shtoi: Nuk është përgjegjësi e Bashkimit Evropian të vendosë se çfarë bëjnë bankat private, por megjithatë, një nga objektivat kryesore të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian është të mbështesë Ukrainën dhe kjo çështje ka një ndikim vendimtar në vendimet e Bashkimit Evropian. Ai theksoi: Prandaj ne duhet të merremi me këtë çështje dhe mund t'ju them se me të po merret aktualisht Joseph Borrell, i cili është përgjegjës për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Ky zyrtar gjithashtu tha: Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë këtë çështje në një takim të planifikuar për të hënën në Bruksel dhe Ministri i Jashtëm ukrainas Dimtri Kolba gjithashtu do të marrë pjesë virtualisht në këtë takim.