Kilicdaroglu ashpërson tonet ndaj Erdoganit
(last modified Thu, 18 May 2023 17:53:06 GMT )
May 18, 2023 19:53 Europe/Tirane
  • Kilicdaroglu ashpërson tonet ndaj Erdoganit

Teksa zgjedhjet presidenciale në Turqi i drejtohen finales së 28 majit mes presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeopozitarit Kemal Kilicdaroglu, retorikat e kandidatëve ashpërsohen me tone nacionaliste për çështjet e paqes, sigurisë dhe refugjatëve.

Sfiduesi i Erdoganit duket se ka ‘shtuar një marsh’ në qëndrimet nacionaliste elektorale duke u zotuar dje të largojë nga vendi miliona refugjatë, ndërsa zotohej gjithashtu se nuk do të negocionte për paqen me militantët kurdë. 74 vjeçari Kilicdaroglu duket se ashpërsoi retorikën kësaj jave duke tentuar të afrojë votuesit nacionalistë, ndoshta ata që zgjodhën kandidatin e tretë të eliminuar tashmë Sinan Ogan. Votuesit në Turqi i kthehen kutive më 28 maj për raundin final pasi as Erdogan dhe as rivali, Kemal Kilicdaroglu, nuk fituan 50 përqind, që do të kishte siguruar fitoren automatike. Zgjedhjet do të vendosin nëse vendi do të mbetet nën regjimin e presidentit të më shumë se dy dekadave apo do të nisë një kurs më demokratik siç ka premtuar opozita. Erdogan është përballuar me kritika për kostot e jetesës dhe reagimin e ngadaltë për tërmetin shkatërrimtar të shkurtit në jug të Turqisë. Por me maxhorancën që ai ende zotëron në parlament, Erdogan është tashmë në pozitë të mirë për të fituar në raundin e dytë.

 

Tags