Vazhdon tërheqja e trupave ruse nga Bakhmuti
Ushtria ukrainase dhe grupi ushtarak rus "Wagner" të enjten njoftuan tërheqjen e mëtejshme të forcave të ushtrisë ruse rreth qytetit Bakhmut.
Ushtarët ukrainas pranë vijës së frontit i thanë Al-Arabiya se Rusia po bombardonte rrugët hyrëse në Bakhmut për të ngadalësuar kundërsulmin e Ukrainës dhe përparimin e forcave të saj, që vjen pas muajsh suksesi të kufizuar në betejën më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në shumicën e rasteve, kur ne fillojmë të përparojmë, ata bombardojnë të gjitha rrugët e pozicioneve të vijës së parë të frontit, kështu që automjetet tona të blinduara nuk mund t’i japin mbështetje me municione dhe gjëra të tjera këmbësorisë së ushtrisë," tha Petro Podaro, një komandant ukrainas. Ushtria ukrainase njoftoi se forcat ukrainase kishin avancuar më shumë se një milje në disa vende. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase “Serhi Charvati” gjithashtu tha: “Ndonëse njësitë tona nuk janë superiore për sa i përket pajisjeve dhe personelit, ato kanë vazhduar të avancojnë në krahë dhe kanë kaluar një distancë nga 150 deri në 700 metra”. Vëzhguesit thonë se arritjet e Ukrainës janë shoqëruar nga një përçarje e thellë midis forcave ruse dhe Wagner, i cili udhëhoqi operacionin Bakhmut.