Erdogan riafirmon mosmbështetjen e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë‎
https://parstoday.ir/sq/news/world-i144200-erdogan_riafirmon_mosmbështetjen_e_sanksioneve_perëndimore_kundër_rusisë
‎Presidenti turk tha se duke ditur marrëdhëniet e ngrohta midis Turqisë dhe Rusisë, Ankaraja nuk do të jetë përkrahëse e sanksioneve perëndimore kundër Moskës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 19, 2023 15:52 Europe/Tirane
  • Erdogan riafirmon mosmbështetjen e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë‎

‎Presidenti turk tha se duke ditur marrëdhëniet e ngrohta midis Turqisë dhe Rusisë, Ankaraja nuk do të jetë përkrahëse e sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

‎ Duke intensifikuar presionin dhe sanksionet kundër Rusisë dhe duke furnizuar Kievin me një shumëllojshmëri armësh të lehta dhe të rënda, vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, jo vetëm që nuk kanë ndërmarrë asnjë hap drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por kanë ushqyer më tej zjarrin e konfliktit.‎ Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, Turqia ka kundërshtuar embargon dhe presionin ekonomik të Perëndimit ndaj Rusisë, duke besuar se kjo mund të dëmtojë ekonominë globale si dhe ekonominë turke.‎ Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke iu referuar situatës pozitive të bashkëpunimit midis Ankarasë dhe Moskës, tha se Ankarasë nuk i është kërkuar të mbështesë sanksionet perëndimore kundër Rusisë.‎ Erdogan tha se Turqia dhe Rusia kanë marrëdhënie të forta dhe pozitive, duke shtuar se qasja e Perëndimit ndaj marrëdhënieve me vendet nuk është e ekuilibruar dhe e balancuar.‎ Rexhep Tajip Erdogan tha gjithashtu se vendi i tij, si anëtar i NATO-s, nuk është ende gati të pranojë anëtarësimin e Suedisë në këtë aleancë.‎ Lidhur me statusin e kërkesës së Stokholmit për anëtarësim në NATO, Erdogan tha se një vend që dëshiron të jetë anëtar i NATO-s duhet të mbajë një qëndrim të fortë në luftën kundër terrorizmit.‎