Erdogan riafirmon mosmbështetjen e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë
Presidenti turk tha se duke ditur marrëdhëniet e ngrohta midis Turqisë dhe Rusisë, Ankaraja nuk do të jetë përkrahëse e sanksioneve perëndimore kundër Moskës.
Duke intensifikuar presionin dhe sanksionet kundër Rusisë dhe duke furnizuar Kievin me një shumëllojshmëri armësh të lehta dhe të rënda, vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, jo vetëm që nuk kanë ndërmarrë asnjë hap drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por kanë ushqyer më tej zjarrin e konfliktit. Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, Turqia ka kundërshtuar embargon dhe presionin ekonomik të Perëndimit ndaj Rusisë, duke besuar se kjo mund të dëmtojë ekonominë globale si dhe ekonominë turke. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke iu referuar situatës pozitive të bashkëpunimit midis Ankarasë dhe Moskës, tha se Ankarasë nuk i është kërkuar të mbështesë sanksionet perëndimore kundër Rusisë. Erdogan tha se Turqia dhe Rusia kanë marrëdhënie të forta dhe pozitive, duke shtuar se qasja e Perëndimit ndaj marrëdhënieve me vendet nuk është e ekuilibruar dhe e balancuar. Rexhep Tajip Erdogan tha gjithashtu se vendi i tij, si anëtar i NATO-s, nuk është ende gati të pranojë anëtarësimin e Suedisë në këtë aleancë. Lidhur me statusin e kërkesës së Stokholmit për anëtarësim në NATO, Erdogan tha se një vend që dëshiron të jetë anëtar i NATO-s duhet të mbajë një qëndrim të fortë në luftën kundër terrorizmit.