Koloneli i Ushtrisë Amerikane: Zelensky përsërit gabimet e Hitlerit
Mediat raportuan se kundërsulmi i forcave të armatosura të Ukrainës mund të përsërisë veprimet e Gjermanisë në 1944-1945.
Sipas Sputnik, koloneli në pension i ushtrisë amerikane në një artikull shkroi se Vladimir Zelensky po përballet me të njëjtën fatkeqësi në front me të cilën u përball diktatori nazist Adolf Hitler pas ofensivës së Ardennes në dhjetor 1944 deri në janar 1945. Ai kujtoi se në fund të vitit 1944, aleatët e koalicionit anti-Hitlerian ishin vendosur në Francë dhe Belgjikë dhe po zhvillonin ofensivën që filloi në qershor të atij viti në Normandi. Nga frika e numrit të madh të aleatëve - së bashku me aftësitë industriale të Perëndimit - Hitleri llogariti se ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndërmerrte një kundërsulm të befasishëm në përpjekje për të shtyrë prapa aleatët... Pas suksesit fillestar, forcat e Hitlerit, për shkak të fuqisë së madhe të aleatëve u shpartalluan në luftë. Ukraina mund të jetë në prag të një sulmi në rrethana të ngjashme dhe me pothuajse të njëjtin qëllim. Për të njëjtat arsye që pushtimi gjerman dështoi, Davis beson se Ukraina do të përballej me një kërcënim serioz nëse do të sulmonte këtë pranverë ose verë.