Rusia neutralizon sulme terroriste të Ukrainës në objektet bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i144452-rusia_neutralizon_sulme_terroriste_të_ukrainës_në_objektet_bërthamore
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë njoftoi neutralizimin e sulmeve terroriste të Ukrainës ndaj objekteve bërthamore në Rusi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 25, 2023 14:00 Europe/Tirane
  • Rusia neutralizon sulme terroriste të Ukrainës në objektet bërthamore

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë njoftoi neutralizimin e sulmeve terroriste të Ukrainës ndaj objekteve bërthamore në Rusi.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti njoftoi se Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë ka deklaruar se parandaloi një sulm terrorist në objektet bërthamore të planifikuara nga shërbimet speciale të Ukrainës.

Sipas njoftimit të Organizatës Federale të Sigurisë së Rusisë, janë identifikuar dhe arrestuar dy shtetas rusë që po përgatiteshin sulme terroriste me anë të shpërthimeve në termocentralet bërthamore ruse në bashkëpunim me agjentë të Ukrainës.

Organizata Federale e Sigurisë së Rusisë deklaroi se, sipas programit të shërbimeve speciale të Ukrainës, sulmet terroriste kundër termocentraleve bërthamore ruse supozohej të shkaktonin dëme serioze ekonomike dhe kredibiliteti për këtë vend dhe do të çonin në mbylljen e reaktorëve dhe ndërprerjen e punës së rregullt në funksionimin e termocentraleve.

Më herët, ushtria ruse njoftoi të martën e kaluar se shkatërroi grupin diversant ukrainas që sulmoi provincën Belgorod me një dron dhe vrau më shumë se 70 ushtarë ukrainas dhe i ktheu të tjerët në Ukrainë.

Sergei Shoigu, ministri i mbrojtjes i Rusisë dje, të mërkurën, në reagim të sulmit të një grupi diversant ukrainas në provincën Belgorod të Rusisë të hënën e kaluar dhe sulmit me dron të forcave të armatosura ukrainase të martën mbrëma mbi objektivat civilë në provincën Belgorod, paralajmëroi se Moska do t'i përgjigjet shpejt dhe shumë ashpër sulmeve, të ngjashme që organizohen nga Ukraina.