Rusia mbyll konsullatën suedeze, dëbon diplomatët
(last modified Thu, 25 May 2023 17:53:54 GMT )
May 25, 2023 19:53 Europe/Tirane
  • Rusia mbyll konsullatën suedeze, dëbon diplomatët

Në kundërmasa diplomatike, Kremlini thotë se do të mbyllë konsullatën e tij në Suedi dhe informoi Stokholmin se do të mbyllë gjithashtu konsullatën suedeze në Rusi, duke shpallur persona non grata pesë diplomatë suedezë.

Në një deklaratë të enjten, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ambasadorja suedeze Malena Mard ishte thirrur më herët gjatë ditës dhe informoi se "duke pasur parasysh kursin konfrontues të Suedisë ndaj Federatës Ruse, u vendos që të pezullohej aktiviteti i Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Goteborg". Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kreu i Konsullatës së Përgjithshme Suedeze në Shën Petersburg ishte informuar se Moska "po revokonte pëlqimin e saj për aktivitetin" e konsullatës "nga 1 shtatori 2023". Të dyja mbylljet do të bëhen në të njëjtën kohë. Sipas deklaratës, Stokholmi kishte dëbuar pesë diplomatë rusë më 15 prill, në atë që është konsideruar nga Moska si "një masë e hapur armiqësore" nga qeveria suedeze, e cila i shpalli diplomatët rusë persona non grata për akuzat për spiunazh. “Këto veprime të autoriteteve suedeze kanë përkeqësuar më tej marrëdhëniet dypalëshe, të cilat kanë arritur një nivel të ulët të paprecedentë, përfshirë si rezultat i fushatës rusofobe në Suedi”, tha ministria e Jashtme e Rusisë. Në një masë hakmarrëse, Rusia tha se do të dëbonte pesë diplomatë suedezë.

 

Tags