Rusia ul nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Finlandën
Ministria e Jashtme ruse ka theksuar se vendimi për uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike mes këtij vendi dhe Finlandës është marrë pas qasjes konfrontuese të Helsinkit ndaj Moskës.
Sipas Sputnik, Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të martën njoftoi se thirri ambasadorin finlandez në Moskë për ta informuar atë për vendimin e Rusisë për të mbyllur konsullatën e këtij vendi në qytetin finlandez Lapinranta dhe për të mbyllur konsullatën e përgjithshme të Finlandës në Shën Petersburg. Në këtë deklaratë thuhet se qasja e Finlandës ka shkaktuar dëme serioze në marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në këtë deklaratë theksoi se për shkak të veprimeve të Finlandës, dialogu dypalësh politik është kufizuar, bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik është shkatërruar, rrjeti i marrëdhënieve midis qyteteve dhe rajoneve në të dy anët e kufirit është shkatërruar dhe shërbimet hekurudhore janë ndërprerë. Lufta e vazhdueshme diplomatike midis Perëndimit dhe Moskës pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës është rritur ndjeshëm dhe ka bërë që një numër vendesh evropiane të dëbojnë delegatët rusë. Një veprim i tillë sigurisht që nuk ka mbetur pa përgjigje nga Moska.