Bakuja përpiqet të zgjerojë marrëdhëniet me regjimin sionist
Zyrtarët e qeverisë azere janë ende duke u përpjekur të zgjerojnë edhe më tej marrëdhëniet me regjimin racist izraelit.
Lidhur me këtë, presidenti i regjimit sionist, Isaac Herzog, ka mbërritur në Baku, kryeqytetin e Republikës së Azerbajxhanit, me ftesë të qeverisë së Ilham Aliyev. Takimi me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe pjesëmarrja në ceremoninë e 75-vjetorit të krijimit të regjimit të rremë izraelit janë pjesë e planeve të vizitës dy-ditore të Presidentit të regjimit sionist në Baku. Vitet e fundit, të dyja palët kanë zgjeruar bashkëpunimin e tyre në të gjitha fushat, veçanërisht në çështjet ushtarake, politike, ekonomike dhe kulturore. Vizita e Isaac Herzogut në Baku është bërë ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën kohë, “Ehud Barak”, ish-kryeministri i regjimit sionist dhe ish-ministri i Luftës së Izraelit, ka vizituar Bakun dhe ka takuar zyrtarë të qeverisë së Ilham Aliyevit. Duket se zyrtarët e qeverisë së Baku-s i kanë dhënë prioritet zgjerimit të marrëdhënieve me regjimin racist izraelit për të reduktuar rrezikun e lëvizjeve ushtarake në rajonin e Kaukazit. Në kuadrin e synimeve të qeverisë Ilham Aliyev, për zbatimin e politikave ekspansioniste territoriale në rajon, përfshihet edhe tërheqja e mbështetjes së sionizmit ndërkombëtar. Autoritetet e regjimit sionist, duke qenë të vetëdijshëm për këtë politikë të qeverisë së Ilham Aliyevit, po depërtojnë gjithnjë e më shumë në strukturat ushtarake, politike, kulturore, madje edhe administrative të Republikës së Azerbajxhanit. Pikëpamja reale e autoriteteve dhe qarqeve politike të regjimit sionist ndaj qeverisë së Elham Aliyevit është qartësuar nga mediat e këtij regjimi racist. Për shembull mund të përmendet artikulli i botuar në gazetën sioniste “Jerusalem Post”. Kjo gazetë sioniste botoi një artikull të shkruar nga "Alex Galitsky" me titull "Izraeli duhet të rishqyrtojë marrëdhëniet e tij me Republikën e Azerbajxhanit" dhe shkruan: "Republika e Azerbajxhanit është një diktaturë e bazuar në dollarët e naftës, e cila për më shumë se gjysmë shekulli ka qenë nën sundimin e një familjeje dhe asgjë më shumë se kaq. Besimi i njëanshëm i zyrtarëve të qeverisë së Ilham Aliyev tek regjimi racist izraelit ka vërtetuar edhe një herë gabimin e politikave të qeverisë së Bakusë. Në këtë kontekst, pa dyshim, pikëpamjet konstruktive të popullit mysliman të Republikës së Azerbajxhanit duken të jenë më efikase. Në situatën aktuale të çrregullt dhe kaotike të Izraelit, nuk është e qartë se sa mund të zgjasë ky regjim i paligjshëm në territoret e pushtuara palestineze dhe më parë zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka toka të tjera përveç Palestinës duhet të merren parasysh për qytetarët izraelitë. Duket se autoritetet amerikane me këto fjalë nënkuptuan Republikën e Azerbajxhanit. Vendimi i Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit për t'i dhënë privilegje të veçanta diplomatëve dhe ushtarakëve të regjimit sionist bëhet në kohën kur populli mysliman i Republikës së Azerbajxhanit është ende kundër zgjerimit të çdo marrëdhënieje me Izraelin. Qeveria e Ilham Aliyev duke ushtruar dhunë kundër muslimanëve të Republikës së Azerbajxhanit dhe duke vendosur kufizime të shumta në përhapjen e kulturës shiite, në vendin e dytë shiit në botë po përpiqet të infiltrojë në tendencat sioniste, vehabiste dhe nurçi. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë së Bakut për të zgjeruar në mënyrë të padiskutueshme marrëdhëniet me Izraelin, pala tjetër po kërkon vetëm të mbledhë informacion dhe të vëzhgojë realitetet e shoqërisë së Republikës së Azerbajxhanit dhe të kombeve të rajonit. Raportet e mediave rajonale dhe botërore dëshmojnë të gjitha se regjimi izraelit vepron vetëm sipas interesave të tij. Shitja e programit të spiunazhit nga kompania izraelite N. S. A (Pegasus), është bërë për të përgjuar telefonat celularë të zyrtarëve dhe popullit mysliman të Republikës së Azerbajxhanit. Qendra e gazetarëve hulumtues që luftojnë korrupsionin në Republikën e Azerbajxhanit ka zbuluar se: "Programi izraelit i spiunazhit malware (Pegasus) është përdorur për të përgjuar telefonin celular të gruas dhe zëvendëspresidentit të parë i Republikës së Azerbajxhanit dhe të më shumë se një mijë gazetarëve dhe zyrtarëve të lartë qeveritar të këtij vendi”. Ekspozimi i këtyre fakteve përballë politikave joefikase të qeverisë Ilham Aliyev për të zgjeruar sa më shumë marrëdhëniet me Izraelin tregon se zyrtarët e Bakusë, veçanërisht Illam Aliyev, kanë synime të vogla zhvillimore si hapja e një rruge për Turqinë dhe duke krijuar pasiguri në rajon me ndihmën e regjimit sionist, praktikisht Republika e Azerbajxhanit u është dorëzuar të huajve. Me këto fakte brezat e ardhshëm të Republikës së Azerbajxhanit do ta shënojnë emrin e familjes “Aliev” si sundimtarin më të keq dhe më të paefektshëm në historinë e këtij vendi.