Zelenski i pakënaqur me vendet e NATO-s
(last modified Thu, 01 Jun 2023 06:20:12 GMT )
Qershor 01, 2023 08:20 Europe/Tirane
  • Zelenski i pakënaqur me vendet e NATO-s

Zelenski dëshiron një udhërrëfyes për anëtarësimin e Kievit në NATO përpara samitit të korrikut në Lituani.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar Sputnik, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u ka njoftuar liderëve të NATO-s se nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, nëse nuk paraqitet një udhërrëfyes për pranimin e Kievit në këtë organizatë. Lajmin e bëri të ditur Financial Times. Ajo duke cituar disa burime, të cilët thanë se tashmë pjesëmarrja e Zelenskit në samitin e NATO-s, i cili është planifikuar të mbahet në më pak se dy muaj në muajin korrik, është në dyshim, shtoi se presidenti ukrainas është ankuar dhe është i mërzitur me anëtarët e NATO-s për shkak të  pasigurisë së situatës në Ukrainë. Rreth një muaj më parë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se ka ardhur koha që NATO të marrë vendimin e saj politik për të ftuar Ukrainën për t'u bashkuar me këtë aleancë ushtarake dhe Ukraina dëshiron të dijë se kur do të anëtarësohet në NATO. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Ukrainës njoftoi se takimi i korrikut i NATO-s në Vilnius mund të bëhet historik. Presidenti i Ukrainës është ftuar të marrë pjesë në këtë takim.  Zelenski vazhdoi: “Jam mirënjohës për ftesën për të marrë pjesë në takim, por është gjithashtu e rëndësishme që Ukraina të marrë ftesën në lidhje me anëtarësimin në NATO.»

Tags