Përplasen dy trena në Indi, shumë viktima
https://parstoday.ir/sq/news/world-i144876-përplasen_dy_trena_në_indi_shumë_viktima
Mes 30 dhe 50 persona raportohen të vdekur pasi dy trena u përplasën në shtetin lindor të Indisë, Odisha.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 02, 2023 19:51 Europe/Tirane
  • Përplasen dy trena në Indi, shumë viktima

Mes 30 dhe 50 persona raportohen të vdekur pasi dy trena u përplasën në shtetin lindor të Indisë, Odisha.

Rreth 179 njerëz u shtruan në spital pas aksidentit të së premtes në distriktin Balasore, sipas Pradeep Jena, nëpunës i lartë civil i Odisha. “Afro 50 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje, por të lënduarit janë shumë. Një numër i madh i autobusëve po mobilizohen për t’i dërguar të lënduarit në spital”, shkroi Jena në Twitter. Kryeministri indian, Narendra Modi ka shprehur shqetësimin me incidentin dhe mendimet e tij janë me familjet e viktimave. “I shqetësuar me aksidentin e trenit në Odisha. Në këtë orë pikëllimi, mendimet e mia janë me familjet e viktimave. Të plagosurit të shërohen shpejt”, shkroi ai në Twitter.