Erdogan do të betohet për mandatin e tij të dytë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i144878-erdogan_do_të_betohet_për_mandatin_e_tij_të_dytë
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të betohet në parlamentin turk të shtunën, ka thënë drejtori i komunikimit i Presidences se vendit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 02, 2023 19:51 Europe/Tirane
  • Erdogan do të betohet për mandatin e tij të dytë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të betohet në parlamentin turk të shtunën, ka thënë drejtori i komunikimit i Presidences se vendit.

Duke folur për 24 TV, Fahrettin Altun tha të enjten se presidenti Erdogan do të shpallë gjithashtu kabinetin e tij të ri në të njëjtën ditë. Pas ceremonisë së betimit, Erdogan do të vizitojë Anitkabir, mauzoleumin e Ataturkut, tha Altun. Presidenti do të shtrojë gjithashtu një darkë për krerët e shteteve që marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij, shtoi ai. Altun tregoi se Presidenti Erdogan do të shpallë kabinetin e tij të ri më vonë atë natë. Ai akuzoi kompanitë e mediave sociale se kanë marrë anën gjatë zgjedhjeve turke, duke thënë se Twitter duket se “u shërben interesave politike të SHBA-së”. Erdogan fitoi balotazhin presidencial të së dielës duke siguruar 52,18 për qind të votave, duke mundur kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, i cili mori 47,82 për qind të votave.