Deputetët zviceranë refuzojnë lejimin e transferimit të armëve në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i144880-deputetët_zviceranë_refuzojnë_lejimin_e_transferimit_të_armëve_në_ukrainë
Dhoma e ulët e parlamentit të Zvicrës  votoi kundër një propozimi që do të kishte autorizuar në mënyrë specifike transferimin e armëve të prodhimit zviceran në Ukrainë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 02, 2023 19:53 Europe/Tirane
  • Deputetët zviceranë refuzojnë lejimin e transferimit të armëve në Ukrainë

Dhoma e ulët e parlamentit të Zvicrës  votoi kundër një propozimi që do të kishte autorizuar në mënyrë specifike transferimin e armëve të prodhimit zviceran në Ukrainë.

Votimi në parlament erdhi pasi presidenti zviceran Alain Berset u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, ku dyshja diskutuan çështjen e eksporteve të materialit luftarak. Dhe siç raportojnë mediat e huaja, , Këshilli Kombëtar në Bernë votoi 98-75 kundër një nisme parlamentare të paraqitur nga një komision. Jean-Luc Addor, i Partisë Popullore Zviceriane, populiste, të krahut të djathtë — më e madhja në Këshillin Kombëtar — tha në Këshill se “të pranosh këtë nismë do të thotë të përkushtohesh ndaj një prej protagonistëve në konflikt, që është gjithashtu në vetë titullin e saj shkelje e neutralitetit”. Pozicioni afatgjatë i Zvicrës ka qenë ai i neutralitetit ushtarak të armatosur mirë dhe vendi pa dalje në det me 8.8 milionë banorë ka rekrutim të detyrueshëm për burrat. Çështja e traditës së neutralitetit të Zvicrës është debatuar ashpër që nga agresioni i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022. Megjithë presionin nga Kievi dhe aleatët e saj, Zvicra deri më tani ka refuzuar të lejojë vendet që mbajnë armë të prodhimit zviceran t’i eksportojnë ato në Ukrainë.