Amir Abdollahian në margjinat e takimit të BRICS, bisedon me Lavrov
Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian në margjinat e takimit të miqve të BRICS në Cape Town, Afrika e Jugut u takua dhe bisedoi me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.
Ministrat e Jashtëm të grupit BRICS, përfshirë Rusinë, Kinën, Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut, si dhe vendet mike të këtij grupi, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, u takuan të premten në takimin e miqve të BRICS në Cape Town të Afrikës së Jugut. Ata diskutuan çështje të tilla si çështjet rajonale dhe globale, mbrojtja e multilateralizmit, zhvillimi i qëndrueshëm, efektet ekonomike të sanksioneve të njëanshme ndërkombëtare, lufta kundër terrorizmit, përdorimi i një monedhe të përbashkët midis vendeve anëtare të grupit BRICS dhe pranimi i anëtarëve të rinj. Përveç anëtarëve themelues, në samitin e djeshëm u ftuan rreth 15 vende, disa prej të cilëve kanë mbajtur një fjalim virtual në samit. Sipas raportit të IRNA, Hussein Amir Abdollahian, duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë takim, e vlerësoi të rëndësishme vazhdimin e konsultimeve me homologun rus për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe heqjen e pengesave, si dhe zgjidhjen e problemeve në avancimin e bashkëpunimit dypalësh. Duke iu referuar kapaciteteve ekonomike të Republikës Islamike të Iranit, Amir Abdollahian, përshpejtimin e qartësimit të mekanizmit të anëtarësimit të vendeve mike të BRICS në këtë grup, e konsideroi si bazë për forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh. Ai shprehu kënaqësinë për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme dhe me këtë rast kërkoi heqjen e pengesave për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Në këtë takim, ministri i Jashtëm rus Lavrov gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për rezultatet e vizitës së fundit të zëvendëskryeministrit rus Aleksandër Novak në Teheran dhe marrëveshjet e arritura në fushën e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, nënshkrimin e marrëveshjes për implementimi i seksionit hekurudhor Rasht-Astara, si dhe pjesëmarrjen shumë të mirë të kompanive ruse dhe aktivistëve të biznesit dhe ekonomisë në ekspozitën e Teheranit. Ai gjithashtu vlerësoi vizitën e fundit të kreut të Bankës Qendrore të Rusisë në Teheran, të cilën konsideroi si shenjë të vendosmërisë së Moskës për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Ai gatishmërinë e vendit të tij theksoi për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet ekspertëve të lartë të të dy vendeve me qëllim rishikimin dhe finalizimin e dokumentit gjithëpërfshirës afatgjatë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Në këtë kuadër, u ra dakord që në të ardhmen e afërt ekipet ligjore të të dy vendeve të takohen dhe diskutojnë me njëri-tjetrin. Duke u shprehur i kënaqur me praninë e Amir Abdollahian në takimin e BRICS Plus, Lavrov shprehu shpresën se me qartësimin e mekanizmave të anëtarësimit në BRICS do të sigurohen bazat për anëtarësimin e Iranit dhe vendeve të tjera mike të BRICS dhe tha se në këtë mënyrë praktikisht bashkëpunimi do të forcohet. Ministri i Jashtëm rus theksoi gatishmërinë e vendit të tij për konsultime të mëtejshme në lidhje me bashkëpunimin mes vendeve kundër sanksioneve të njëanshme. Në këtë takim, u shkëmbyen mendime për statusin e fundit të negociatave të JCPOA dhe negociatat për heqjen e sanksioneve, çështjet e Kaukazit, iniciativat trepalëshe dhe gjashtë-palëshe në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe çështjet e Kaukazit të Jugut, bashkëpunimi në zonën e Detit Kaspik, bashkëpunimin e vazhdueshëm në përfundimin e korridorit tranzit Veri-Jug, si dhe u diskutua për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë në fushën e investimeve ekonomike, bashkëpunimit kulturor si dhe bashkëpunimit në fushën e energjisë, bankave, çështjeve konsullore dhe procesit të Astanës në lidhje me Sirinë. Aktualisht, vendet anëtare të BRICS janë Rusia, Kina, Brazili, Afrika e Jugut dhe India. Irani dhe Arabia Saudite janë ndër vendet që synojnë t'i bashkohen këtij grupi ekonomik. Vendet anëtare të grupit BRICS kanë më shumë se 40% të popullsisë së botës dhe gati një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto botëror.