Anëtarët e BRICS mirëpritën anëtarësimin e Iranit
Ministri i Jashtëm Hussein Amir Abdollahian, tha: Anëtarët kryesorë të BRICS mirëpritën anëtarësimin e Iranit në këtë grup, duke pasur parasysh pozicionin dhe aftësitë gjeopolitike të vendit.
Ministrat e Jashtëm të grupit BRICS, përfshirë Rusinë, Kinën, Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut, si dhe vendet mike të këtij grupi, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, u takuan të premten në takimin e miqve të BRICS në Cape Town të Afrikës së Jugut. Ata diskutuan çështje të tilla si çështjet rajonale dhe globale, mbrojtja e multilateralizmit, zhvillimi i qëndrueshëm, efektet ekonomike të sanksioneve të njëanshme ndërkombëtare, lufta kundër terrorizmit, përdorimi i një monedhe të përbashkët midis vendeve anëtare të grupit BRICS dhe pranimi i anëtarëve të rinj. Përveç anëtarëve themelues, në samitin e djeshëm u ftuan rreth 15 vende, disa prej të cilëve kanë mbajtur një fjalim virtual në samit. Sipas IRNA, Hussein Amir Abdollahian në takimin e miqve të BRICS dhe konsultimin me anëtarët e këtij grupi, shpjegoi arritjet e kompanive iraniane dhe të afaristëve iranianë. Në këtë takim, i cili është fillimi i hapave paraprak për shqyrtimin e kërkesës për anëtarësim të Iranit dhe për ta shtuar atë në mesin e pesë vendeve kryesore anëtare të grupit, Republika Islamike e Iranit mundi të shprehë qëndrimet e saj. Amir Abdollahian tha se me ministrat e jashtëm të Rusisë, Brazilit, Indisë dhe Afrikës së Jugut që ishin të pranishëm në takim ka diskutuar për mënyrën se si Irani do të anëtarësohet dhe për mekanizmin që po krijohet. Ai sqaroi: Në total, këto pesë vende deklaruan mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Iranit. Amir Abdollahian ka thënë: Anëtarët kryesorë të BRICS janë shumë të interesuar që krahas marrëdhënieve dypalëshe të kenë marrëdhënie më të forta ekonomike dhe tregtare me Iranin në kuadër të aleancës së re BRICS ose Shangait. Aktualisht, vendet anëtare të BRICS janë Rusia, Kina, Brazili, Afrika e Jugut dhe India. Irani dhe Arabia Saudite janë ndër vendet që synojnë t'i bashkohen këtij grupi ekonomik. Vendet anëtare të grupit BRICS kanë më shumë se 40% të popullsisë së botës dhe gati një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto botëror.