Armët amerikane me defekt po vrasin ukrainasit
Sipas disa mediave perëndimore, shumica e armëve amerikane të dërguara në Ukrainë janë me defekt.
Marsin e kaluar, SHBA njoftoi se po dërgonte transportues të blinduar personeli Stryker në Ukrainë për të mbështetur aftësinë e vendit për të kryer një "kundër-ofensivë", por zbulimet e gazetave evropianë dëshmojnë të kundërtën. Gazeta "Telegraph" në një raport zbuloi se shumica e transportuesve të blinduar amerikanë që u dorëzuan së fundi në Ukrainë kishin defekte teknike, përfshirë automjetet që iu dorëzuan njësive parashutiste të ushtrisë ukrainase duke i lënë ukrainasit të pambrojtur në fushën e betejës. Lidhur me këtë gazeta franceze “Le Monde” njoftoi: Vetëm në një njësi, 76% e mjeteve Stryker kanë defekte që i pengojnë ato të marrin pjesë aktive në operacionet luftarake. Për këtë ka shkruar edhe gazeta Daily Mail e cila thekson: Nga gjithsej 68 transportues, 52 prej tyre janë në gjendje të keqe dhe kanë shumë defekte në sistemet elektronike dhe të lëvizjes. Ushtarët ukrainas ankohen edhe për dështimin e pompave të karburantit, sistemeve të komunikimit, burimeve të azotit etj. Nga ana tjetër, faqja amerikane “Defense News”, duke cituar inspektorin e përgjithshëm të Pentagonit, ka konfirmuar se pajisjet e dërguara në Ukrainë nga magazinat e mëparshme në bazën amerikane në Kuvajt nuk janë gati për operacione luftarake. Të gjashtë obuset M777 dhe 25 nga 29 mjetet e blinduara të lëvizshmërisë së lartë M1167 nuk ishin gati për mision dhe kishin nevojë për riparime përpara se Komanda Evropiane e SHBA-së t'i dërgonte këto pajisje në Ukrainë.