Sulm ajror i Rusisë në Kiev dhe Kharkiv
Zyrtarët ukrainas dhe burimet e medias njoftuan se të hënën qytetet e Kievit dhe Kharkiv ishin në shënjestër të sulmeve ajrore ruse.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, qyteti Balaklia në rajonin e Kharkivit u shënjestrua nga artileria ruse, si pasojë e së cilës një civil u vra dhe nëntë të tjerë u plagosën. Disa burime njoftuan gjithashtu se Rusia ka vënë në shënjestër Kharkivin me raketa S-300. Pas sulmit, një alarm për sulm ajror u lëshua në të gjithë Kharkivin, si dhe në shumë pjesë në lindje të Ukrainës. Nga ana tjetër, burime ushtarake ukrainase raportuan se shënjestër e një sulmi ajror nga Rusia ka qenë edhe Kievi, kryeqyteti i këtij vendi dhe ndaj këtij sulmi janë kundërpërgjigjur sistemet ukrainase kundërajrore. Intensifikimi i konflikteve po shtohet ndërkohë që Ministria ruse e Mbrojtjes mëngjesin e së hënës njoftoi se kishte neutralizuar një sulm të madh të ushtrisë ukrainase në rajonin e Donetskut. Lufta në Ukrainë është në muajin e 16-të dhe perëndimorët vazhdojnë ende të dërgojnë armë në Ukrainë. Zyrtarët rusë dhe disa ekspertë dhe media perëndimorë e kanë përshkruar luftën në Ukrainë si një luftë ndërmjetëse midis Perëndimit dhe Rusisë. Qeveria amerikane ka njoftuar se shuma totale e ndihmës që i është dhënë Ukrainës gjatë mandatit të Joe Biden si president i SHBA-së ka arritur në 38.3 miliardë dollarë, nga të cilat 37.6 miliardë dollarë i janë dhënë Kievit që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë.