Qershor 07, 2023 07:16 Europe/Tirane
  • Lavrov: Perëndimi kërkon të ndajë Rusinë

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Perëndimi synon të ndajë Rusinë, duke e akuzuar atë për rritjen e tensioneve me Moskën dhe se kërkon të "hapë" fronte të reja lufte.

“Qëllimi i ndarjes së Federatës Ruse tashmë është deklaruar hapur nga shumë politologë dhe politikanë perëndimorë”, tha Lavrov gjatë vizitës së tij në një bazë ushtarake ruse në Taxhikistan. Ai shtoi se vendet perëndimore po përpiqen të provokojnë Rusinë në rajone të reja, duke përfshirë Azinë Qendrore dhe Kaukazin e Jugut, pasi arritën të nxisin Kievin të përshkallëzojë konfliktin me Moskën. “Është e jashtëzakonshme që, pasi ka lëshuar regjimin ukrainas dhe duke vazhduar ta mbushë atë me armët më të avancuara, Perëndimi është vazhdimisht në kërkim të zonave shtesë ku mund të provokojë Federatën Ruse, duke hapur frontin e dytë dhe të tretë”. Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës filloi në shkurt të vitit 2022, pasi Moska akuzoi NATO-n se synon zgjerimin drejt lindjes. Rusia i sheh përpjekjet e aleancës për ta bërë Ukrainën anëtare dhe për të vendosur raketa pranë kufijve të saj si një kërcënim të drejtpërdrejtë për territorin rus. Më tej në fjalën e tij, Lavrov tha se SHBA mbështet grupet terroriste në Afganistan me qëllim destabilizimin e rajonit. “Është e ditur mirë se SHBA-ja në mënyrë aktive mbështet militantët e ISIS-it në Afganistan dhe al-Kaedën dhe grupe të tjera terroriste”, tha ai. “Qëllimi është i thjeshtë, qëllimi është të mos lejojnë Afganistanin të qetësohet.” “Është në interesin e Shteteve të Bashkuara që të ketë disa procese destabilizuese që zhvillohen vazhdimisht atje”, tha ai.

 

Tags