Zelensky: Ukraina në pritje të avionëve F-16
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145066-zelensky_ukraina_në_pritje_të_avionëve_f_16
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se Ukraina është në pritje të marrëveshjeve përfundimtare me aleatët e saj për dorëzimin e aeroplanëve F-16.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 07, 2023 07:18 Europe/Tirane
  • Zelensky: Ukraina në pritje të avionëve F-16

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se Ukraina është në pritje të marrëveshjeve përfundimtare me aleatët e saj për dorëzimin e aeroplanëve F-16.

“Partnerët tanë e dinë se sa aeroplanë na duhen. Unë tashmë kam marrë një sasi të numrit nga disa prej partnerëve tanë evropianë, dhe është i madh. Jam shumë i lumtur me informacionin që kam marrë nga disa vende … Ishte një ofertë serioze dhe e fuqishme”, tha Zelensky. Në një njoftim në faqen e internetit të presidencës ukrainase në lidhje me bisedën, thuhej se Zelensky në një udhëtim të fundit në Moldavi kishte takuar liderët e vendeve të gatshme për t’i siguruar Ukrainës aeroplanët F-16. “Tani ne kemi ende nevojë për një marrëveshje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim. Administrata e presidentit amerikan Joe Biden dha mbështetjen që pilotët e Kievit të trajnohen për aeroplanët F-16 dhe iu bëri me dije aleatëve – disa prej të cilëve i kanë këta aeroplanë, se nuk do të bllokojë eksportin e tyre në Ukrainë. Trajnimi i pilotëve ukrainas për avionët F-16 ka filluar në disa vende të BE-së, sipas Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell.